Në fillim të kësaj jave, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump prezantoi platformën e re sociale, të cilën ai e paralajmëroi muaj më parë për t’i kundërvënë Facebook dhe Twitter.
Në atë kohë, Trump e premtoi këtë gjë pasi dy platformat gjigante të rrjeteve sociale vendosën të bllokojnë llogaritë e tij për shkak të incidenteve në Kapitol, por tashmë “Truth Social” është një realitet.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka caktuar dy njerëz të besuar për të drejtuar kompaninë më të re të krijuar, por kush janë ata?
Patrick Francis Orlando, është shefi ekzekutiv i SPAC (kompani blerjesh me qëllim të veçantë) që ndihmoi ish-Presidentin Donald Trump të bënte publike kompaninë e tij të medias dhe teknologjisë dhe është gjithashtu shefi i financave të një firme misterioze me zyra në Wuhan.
49-vjeçari, drejton dy SPAC, të njohura edhe si kompani të kontrollit të bardhë, që synojnë t’i bëjnë kompanitë private të dalin publike përmes bashkimeve dhe blerjeve.
Njëra është Digital World Acquisition Corp (DWAC), ku Orlando është shefi ekzekutiv e cila tronditi Wall Street në fillim të kësaj jave kur njoftoi bashkimin e saj me Trump Media and Technology Group, duke rritur aksionet me afro 1000 për qind.
Me paratë nga firma, Trump thuhet se planifikon të nisë aplikacionin e tij të rrjeteve sociale “Truth Social”, të cilën faqja e Trump Media Group dhe Technology e përshkruan si një fuqi mediatike për të rivalizuar konsorciumin liberal të mediave dhe për të luftuar kundër kompanive të teknologjisë në Silicon Valley.
Ndërkohë, shefi i financave i DWAC është një anëtar i Kongresit të Brazilit dhe princ i vetëshpallur që dëshiron të rikthimin e monarkisë i njohur me emrin Luiz Philippe de Orleans e Braganca.
Përpara se të bëhej një monark jozyrtar në Amerikën Latine, Philippe mori masterin nga universiteti “Stanford” dhe punoi në një bankë investimesh në Nju Jork.
Philippe është shprehur se ashtu si presidenti Trump, beson në tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar dypalëshe, duke investuar në mbrojtje dhe duke mbajtur kufij të fortë”.
Ndërsa princi ka ndarë foto të tij me Trump dhe ka mbështetur publikisht sipërmarrjen e ish-presidentit në rrjetet sociale, “The New York Times” zbuloi se Orlando dhe Trump në fakt e njihnin njëri-tjetrin përpara se të bënin marrëveshjen.