Sport Real Madrid mposht Barcelonën në “El Clasico”

Real Madrid mposht Barcelonën në “El Clasico”

Real Madrid ka arritur të fitojë “El Clasico” e parë pas largimit të Lionel Messi nga Barcelona.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në “Camp Nou” ishte 2-1 në favor të madrilenëve.

Goli i parë u realizua nga David Alaba në minutën e 32’, blerja e këtij viti nga Bayern Mynih. Lucas dyfishoi avantazhi në minutat shtesë.

Por gjithçka nuk u mbyll me kaq pasi Aguero realizoi një gol në minutën e 97’.

Ndeshja e shumëpritur u ndoq nga mbi 86 mijë tifozë të pranishëm në stadium.

Me këtë fitore, Reali i drejtuar nga Carlo Ancelotti ngjitet në krye të La Liga me 20 pikë, ndërsa Barcelona e Ronald Koeman mbetet në vendin e 8 me 15 pikë.