Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi kreut të gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller, që pasi të përfundojë mbushjen e rezervave kombëtare të nisë të furnizojnë depozitat europiane të gazit.
Presidenti rus tha se kjo masë do të zbatohet deri më 8 nëntor dhe pritet të përmirësojë situatën në tregun evropian të energjisë.
Në mbledhjen e qeverisë Miller u shpreh se Gazprom do të arrijë nivelin e planifikuar prej më shumë se 72.6 miliardë metra kub (bcm) gaz në magazinimin e brendshëm deri më 1 nëntor dhe do të përfundojë plotësisht mbushjen e inventarëve deri më 8 nëntor.
Çmimet e gazit në Azi dhe Europë kanë arritur në nivele rekord duke u rritur me 365%.
Për më shumë që me ardhjen e stinës së dimrit, gazi përdoret edhe më shumë.
Liderët e BE vijojnë të diskutojnë se cila mund të jetë zgjidhja emergjente dhe afatgjatë e këtij problemi, pjesë e planit është blerja e përbashkët e gazit.