Sport As Messi dhe as Jorginho, “Marca” zbulon fituesin e Topit të Artë

As Messi dhe as Jorginho, “Marca” zbulon fituesin e Topit të Artë

Topi i Artë 2021 do të jepet mbrëmjen e 29 nëntorit në Paris, megjithatë e përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar që tani fituesin, Sipas saj, nuk do të jetë as Lionel Messi dhe as italiani Jorginho, por polaku i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ai që do të marrë trofeun më prestigjioz për futbollistë.

Ylli i bavarezëve është shndërruar në një makineri golash dhe në periudhën 2019-2020 ishte protagonist kryesor në triumfin e Bayernit në Ligën e Kampionëve, por atëherë ceremonia e Topit të Artë u anulua për shkak të koronavirusit.

Megjithatë polaku vijon të shënojë me një ritëm të frikshëm dhe të shumtë janë ata që mendojnë se e meriton patjetër ta fitojë qoftë një herë të vetme këtë trofe, ndaj duket se këtë vit shumica e votave kanë shkuar pikërisht për të.

Në renditjen e publikuar nga “Marca”, Lewa ndiqet nga Lionel Messi dhe Karim Benzema, ndërsa italiani Jorginho, i cili fitoi Championsin me Chelsea-t dhe Europianin me Italinë, ka arritur të renditet vetëm i pesti.

Zhgënjim total për Cristiano Ronaldon, që pas një sezoni jo të suksesshëm në Itali me Juventusin, është i nënti, ndërsa braziliani Neymar ka zbritur në vendin e 19, pasi nuk la gjurmë as me PSG-në dhe as me përfaqësuesen e tij.

Renditja që ka zbuluar “Marca”:

1- Robert Lewandowski (Bayern)

2- Leo Messi (PSG)

3- Karim Benzema (Real Madrid)

4- Mohamed Salah (Liverpool)

5- Jorginho (Chelsea)

6- Kylian Mbappe (PSG)

7- N ‘Golo Kanté (Chelsea)

8- Erling Haaland (Bortmund)

9- Cristiano Ronaldo (Man. United)

10- Kevin de Bruyne (Man. City)

11- Gianluigi Donnarumma (PSG)

12- Luka Modric (Real Madrid)

13- Giorgio Chiellini (Juventus)

14- Harry Kane (Tottenham)

15- Bruno Fernandes (Man. United)

16- Ruben Dias (Man. City)

17- Romelu Lukaku (Chelsea)

18- Pedri (FC Barcelona)

19- Neymar (PSG)

20- Riyad Mahrez (Man. City)