Aktualitet Trafik droge, SPAK kërkon 8 vite burgim për ish-zyrtarin e policisë

Trafik droge, SPAK kërkon 8 vite burgim për ish-zyrtarin e policisë

SPAK ka kërkuar 8 vite burgim për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Kohila akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ka qenë i pandehur së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në pretencën e lexuar nga SPAK, u kërkua 12 vite burgim, por me gjykim të shkurtuar u kërkua 8 vite.