Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar pasurinë e Redjan Rrajës dhe të familjarëve të tij.
Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai është nën hetim si person i dyshuar që ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, ku mbeti i plagosur ky i fundit, Pëllumb Muharremi dhe u vra shoferi i makinës Andi Maloku, ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor 2019.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK i ka sekuestruar Redjan Rrajës apartamente, garazhe, makina, orë dhe një shumë parash.
PASURIA E SEKUESTRUAR:
Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Një orë dore tip “Roleks”.
Shuma prej 2750 Euro.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që Redjan Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.