Horoskopi Horoskopi, e mërkurë 10 nëntor 2021

Horoskopi, e mërkurë 10 nëntor 2021

Dashi

Në dashuri, jetoni me kujdes atë që do t’ju ndodhë. Nga ana tjetër është koha për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen tuaj.

Demi

Në dashuri, Hëna e kundërt kërkon që të jeni më të kujdesshëm. Megjithatë në punë jeni shumë të përqendruar dhe kjo sigurisht është një pikë në favorin tuaj.

Binjakët

Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit, bëjeni sot. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni çështje ligjore për të zgjidhur, duhet të prisni disa ditë.

Gaforrja

Në dashuri, kundërshtimi i Venusit ju bën të dyshoni. Megjithatë në punë ka ndryshime, përpiquni të planifikoni gjithçka me qetësi.

Luani

Hëna në opozitë këshillon maturi në aspektin e ndjenjve. Në punë përpiquni që të qëndroni të qetë pasi ka tension në ajër.

Virgjëresha

Në dashuri, nëse jeni në çift, mos u ndalni tani, veçanërisht nëse keni në mendje projekte të mëdha. Nga ana tjetër në punë duhet të përfshiheni, propozime do të ketë mjaft.

Peshorja

Në dashuri ju rekomandoj kujdes nëse keni të bëni me një person Gaforre, dhe jeni duke kërkuar konfirmim. Në punë është koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Akrepi

Mos e humbni durimin në dashuri, Hëna është kundër saj sot. Në punë përpiquni që të qëndroni larg polemikave, zgjidhjet që kërkoni do të vijnë.

Shigjetari

Hëna në pamje të parë favorizon zemrat e vetmuara. Mos harroni që në punë do ketë ndryshime në horizont.

Bricjapi

Ditë interesante për ndjenjat sot, jini të hapur. Në punë duhet të filloni të mendoni sërish pozitivisht.

Ujori

Me Hënën në shenjë, dy ditët e ardhshme priten të jenë të rëndësishme. Në punë favorizohen djemtë që kanë për të kaluar një provë.

Peshqit

Hëna në shenjë këtë fundjavë, ju rekomandoj të planifikoni diçka të këndshme pikërisht tani. Në punë është koha që të ndërmerrni hapa të rinj.