Extra Çfarë po shet në të vërtetë Nusret Gökçe dhe cili është sekreti...

Çfarë po shet në të vërtetë Nusret Gökçe dhe cili është sekreti i suksesit?

Nusret Gocke ka hapur restorantin e tij të 14-të në Londër dhe zhurma që ai ka shkaktuar është e jashtëzakonshme. Por ky nuk ishte restoranti i parë i hapur prej tij që do të shërbente biftek të mbështjellë në flori, ndaj përse gjithë këta tituj kryesorë dhe gjithë kjo zhurmë?

Sipas gazetares amerikane Amelia Tait, fenomeni Nusret është shumë më i thellë dhe i komplikuar se disa pjata qesharake, me çmime qesharake që shërbehen me kripën e tij edhe më qesharake.

Por kush mund ta kishte menduar se vetëm 6 javë pas hapjes së restorantit të tij të radhës, Gokçe do të inspironte 774 tituj kryesorë në të gjithë botën? Ky njeri tashmë i njohur si një meme internacionale, kishte prekur një tjetër nivel.

Më 28 tetor, një muaj pas hapjes së restorantit të tij në Londër, një video e Nusret Gocke arriti 1.7 milionë shikime. Sipas The Outline, jetëgjatësia e një meme-je në rrjete sociale është rreth 4 muaj, por Nusreti është komplet tjetër gjë.

Ai u bë i famshëm duke spërkatur kripë në mënyrë qesharake mbi mish të pjekur, gjë që i fali atij emrin Salt Bae, apo Djaloshi i Kripës por kjo performancë është kthyer tashmë në një ide biznesi që i ka akumuluar atij një pasuri që sa vjen e rritet.

Ajo që ai shërben në fakt shihet si një eksperiencë të ngrëni më tepër se sa një vakt i thjeshtë – një eksperiencë të cilën ai e ka ndërtuar dhe ngritur nga hiçi për t’u bërë një sensacion global, që sot bën xhiron e botës dhe është kthyer në një kompleks të vërtetë industrial.

Por sigurisht, ajo që e bën restorantin e Londrës shumë më ndryshe është vetë vendi – për amerikanët një biftek i pjekur mbështjellë në ar, përqafohet shumë më shpejt se sa në Britani, ku sharmi dhe klasi shihen prej shekujsh si element thelbësorë të statusit social.

Ari i ngrënshëm për ta është realisht dhe metaforikisht pa shije. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, një faturë e postuar në 26 shtator që tregonte se dikush kishte shpenzuar $2,400 dollarë në këtë restorant, interneti pësojë një lum komentesh dhe një furi titujsh.

Sidoqoftë, për gazetaren amerikane Amelia Tait, diçka është dhe do të mbetet e sigurt – Nusret Gocke është ‘ar’ në botën e rrjeteve social dhe modeli i tij i biznesit shet pikërisht sepse ai e ka kuptuar se çdo lloj publiciteti mbetet publicitet.