Kryesore Gazmend Bardhi: Berisha luajti blofin. Nuk mblodhi dot firmat për Kuvendin

Gazmend Bardhi: Berisha luajti blofin. Nuk mblodhi dot firmat për Kuvendin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk arriti dot të mbledhë firmat e duhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Ai tha se dorëzimi i firmave tek kryetari i Këshillit Kombëtar nuk është në përputhje me statutin pasi duhet t’i ishin dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm.

“Pas 30 vitesh ne PD, Sali Berisha i di fare mire rregullat se funksion PD dhe si mblidhen strukturat. Ajo që tha sot nuk ka lidhje me rregullat dhe statutin e PD. U provua që Berisha ka luajtur një bllof me demokratët. Ai nuk ka arritur dot të mbledhë dot firmat. Nëse do t’i kishte mbledhur ai e di fare mirë se ku dorëzohen firmat për mbledhjen e kuvendit.

Ajo është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre. PD është një institucion dhe funksion mbi bazën e statutit dhe se ka rregulla dhe është fyerje që mbahen sekret anëtarët e kuvendit kombëtar nga organet e partisë. Është tallje të thuash që ato të dhëna janë sekret.

Apeli im është i qartë. Kushdo që do që të mbledhë strukturat duhet të ndjekë procedurat. Nëse do t’i kishte firmat dhe nëse nuk do kishte luajtur me bllofin. E vërteta është që kjo ka qenë një bllof dhe nuk është arritur dot që të mblidhen firmat e duhura për mbledhjen e kuvendit. Nuk ka kuvend. Ku mund t’i verifikoj? Sekretari i Përgjithshëm ka për detyrë të organizojë forumet”, tha Bardhi.