Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri miliona euro në emër të Dritan Betit dhe personave të lidhur me të.
Sekuestrimi u bë në bashkëpunim me Policinë Tiranë pasi u vërtetua se Beti ishte dënuar për trafik narkotikësh në Itali nga Gjykata e Ankonës.
Prokuroria vijon hetimet edhe pas sekuestrimit të parave, apartamenteve dhe makinave me qëllim zbulimin e veprave penale që lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.