Në vitet ‘50, kur në Britaninë e Madhe kryeministër ishte ende një personazh si Winston Churchill, autoritetet mjedisore e kishin cilësuar Tamizin, lumin që përshkon dhe karakterizon Londrën, si të vdekur nga pikëpamja biologjike.
Ndotja që vinte nga fabrikat e shumta që derdhnin mbetjet e tyre në 346 kilometrat e saj, kishte zhdukur në afërsi të kryeqytetit britanik çdo prani të florës dhe të faunës nënujore, duke i dhënë lumit kuptimin e vetë emrit të tij, që në gjuhën kelte që paraprin atë anglosaksone do të thotë pikërisht “i errët”.
Por natyra na ka mësuar të gjejë shërim edhe aty ku duket e pamundur, dhe 60 vjet më vonë situata duket tërësisht e ndryshuar, madje jashtë pritshmërive.
Sipas Shoqatës Zoologjike të Londrës, gjithmonë e më shumë në brigjet jo larg Big Benit po duken pendët e peshkaqenëve, por edhe format e pazakonta të fokave dhe luanëve të detit.
Shumë prej tyre, po spostohen nga shkrirja e akujve në veriun e kontinentit, duke gjetur një “habitat” komod në Tamiz, ujërat e të cilit janë dukshëm më të pastra, pas mbylljes ndër dekada të industrisë së rëndë dhe minierave përgjatë saj.
Sipas autoriteteve mjedisore britanike, tashmë janë mbi 115 lloje peshqish dhe 92 specie zogjsh që jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në ujërat e lumit të njohur.