Aktualitet Zbardhen vjedhjet e 12 banesave në Tiranë, policia arreston autorin

Zbardhen vjedhjet e 12 banesave në Tiranë, policia arreston autorin

Një 51-vjeçar është autor i 12 vjedhjeve të banesave në Tiranë brenda një periudhe 7-mujore. Aksioni u krye nga forcat e Komisariatit Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin Nr.3 dhe Nr.4 të Policisë së Tiranës.

Në pranga ka rënë Aleksandër Ndrelalaj, i dënuar me parë për vjedhje dhe njëkohësisht i shpallur në kërkim sërish për këtë vepër penale.

51-vjeçari hapte me kartë dyert e banesave dhe më pas vidhte para dhe sende të tjera me vlerë. Disa prej sendeve të vjedhura i janë gjetur gjatë arrestimit dhe janë sekuestruar nga policia.

Ai ishte i shpallur në kërkim pasi mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se 51-vjeçari është dhe autor i 11 rasteve të vjedhjeve në banesa, konkretisht:

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;

* Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;

* Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;

* Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;

* Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;

* Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;

* Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;

* Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;

* Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;

* Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.