Shkencëtarët e NASA-s po përgatiten për një mision të quajtur DART, i cili ka si objektiv mbrojtjen e planetit nga asteroidet. Një anije hapësinorë do të përdoret për t’u përplasur me asteroidin në një shpejtësi prej 6.6 kilometra në orë me qellim devijimin e trajektores së tij.
Ky mision ka për qellim testimin e sistemit mbrojtës të tokës në rast se një ditë planeti ynë do të rrezikohej nga një asteroid.
“Misioni DART ka për qellim të demonstrojë devijimin e një asteroid, ndryshimin e trajektores së tij, dhe këtë synojmë ta arrijmë duke e goditur me një anije hapësinore. Pas goditjes ne do të vlerësojmë se në çfarë mase kemi arritur ta ndryshojmë trajektoren, dhe duam të kuptojmë se si do ndërveprojë në hapësire një masë shkëmbore e të tilla përmasave”, u shpreh Andy Cheng, drejtues i misionit DART.
Ky proces do të përcaktojë se sa forcë do të nevojitet për të devijuar një asteroid kërcënues në të ardhmen.
Misioni testues DART do të nisë në Kaliforni me një raketë Space X Falcon 9 më 23 nëntor dhe përplasja do të ndodhë vitin e ardhshëm në muajin shtator ose tetor.