Është një moment i keq për Cristiano Ronaldon dhe Portugalinë. Për të siguruar biletën për në “Katar 2022”, është i nevojshëm edhe një sforcim në fazën play off. Fenomeni portugez nuk dorëzohet dhe inkurajon shokët e tij pas disfatës me Serbinë.
“Futbolli na ka treguar se, ndonjëherë, rrugët më të vështira të çojnë tek rezultatet e dëshiruara”, shkruan CR7 në Instagram. “Rezultati i djeshëm (i të së dielës) ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Objektivi për të qenë në Kupën e Botës 2022 është ende i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të shkuar atje. Nuk ka justifikime. Portugalia do të shkojë në Katar”.
Nuk mjaftuan problemet dhe kriza e rezultateve me Manchester United, tani CR7 nuk po kalon një moment delikat edhe me kombëtaren e tij.
Për habinë e të gjithëve, Portugalia u thye nga Serbia në minutën e 90-të, edhe pse kishte kaluar në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Renato Sanchesit.