Sport Ibrahimovic: Nuk e meritonim humbjen. Play off-i? S’e di a do të...

Ibrahimovic: Nuk e meritonim humbjen. Play off-i? S’e di a do të jem gjallë deri atëherë

Zlatan Ibrahimovic foli pas disfatës ndaj Spanjës në fazën kualifikuese për Botërorin e “Katarit 2022”, duke nënvlerësuar në njëfarë mënyrë forcën e “La Rojas”. Gjiganti suedez tha se është turp që skuadra e tij e humbi ndeshjen.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Bëmë një gabim dhe ata shënuan në fund. Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi. Kishim shanse më të mira se Spanja. Është turp që humbëm. Kundër këtyre skuadrave, një rast mund të jetë gol. Ne do të mësojmë nga kjo. Të gjithë janë të zhgënjyer, por duhet të jemi pozitivë. Do të shohim se cilën skuadër do të jemi përballë në play-off, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk e di nëse do të jem ende gjallë deri në ndeshjet e play-off-it.”

Edhe Forsberg mendon se Suedia ishte e pafat dhe ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht humbjes.

“Është ndjesi e keqe, sigurisht. Pata dy mundësi të mira. Ata zotëruan më shumë topin, por ne e kontrolluam mire lojën. E dinim se kishim shumë për të dhënë, por nuk ishte dita jonë. Ndihemi keq. Është pak edhe “historia e jetës sime” me kombëtaren. Topi nuk dëshironte të hynte”.

Suedia e mbylli e dyta Grupin B dhe pret të zbulojë rivalin në play-off.