Skandal i përmasave katastrofike në futbollin francez. Nga abuzimet seksuale të 400 futbollistë të rinj, e deri te një rrjet droge, në të cilin është i përfshirë edhe një futbollist i Kombëtares.
Denoncimi është bërë publik nga Romain Molina, gazetari i njohur investigativ, artikujt e të cilit janë publikuar nga Guardian, BBC, CNN dhe New York Times.
Ai zbuloi një pjesë të detajeve të dosjes me të cilën po punon. Akuzat janë të tmerrshme: nga dhuna ndaj të dhjetëra të miturve në akademitë e klubeve të mëdha, mes të cilave edhe skuadra të elitës. Madje, Molina i referohet trajnerëve që kanë punuar të qetë në klube, pavarësisht se ambienti ishte në dijeni të abuzimeve.
Historia vijon me një lojtar i kampionëve të botës në fuqi, që shpërndante substanca narkotike dhe mallra kontrabandë. Gazetari francez ka akuzuar se “një numër i madh i lojtarëve të Paris Saint Germain konsumojnë nargjile edhe përpara ndeshjeve në transfertë, diçka të cilin e transportojnë sa herë që luajnë jashtë fushe”.
Deklaratat tronditëse rrezikojnë të shkatërrojnë plotësisht imazhin e futbollit francez.
Një tjetër fakt i rëndë lidhet me Ferland Mendy të Real Madrid. Lojtari akuzohet se ka dhunuar një femër, të cilës i tregoi organet gjenitale pasi e goditi me shkelma në kokë, duke bërë që ajo të shtrohej në spital me traumë.
Sipas gazetarit Molina, klubi i Lionit e fshehu ngjarjen, ashtu si edhe mediat më të mëdha franceze, sepse gjatë asaj periudhe po negociohej shitja e Mendy0t te gjigandët spanjollë.