Sport Spektakël dhe gafa, Firence në festë, Milan merr humbjen e parë

Spektakël dhe gafa, Firence në festë, Milan merr humbjen e parë

Milani ndalon marshimin e saj në krye të Serie A në Firenze, ku mposhtet 4-3 në fund të një ndeshje spektakolare, por edhe me gafa, ku protagonistët janë sulmuesit kryesorë, Zlatan Ibrahimovic dhe Dusan Vlahovic.

Ndeshja për “djajtë” kuqezi vështirësohet që në fillim, ku një gafë trashanike e portierit Tatarusanu, që deri më tani kishte luajtur rolin e shpëtimtarit milanist, që mundëson golin e Duncan.

Milani provon disa herë me Leao, Ibra gabon të pabesueshmen në fund të pjesës së parë, ndërkohë që në sekondat e fundit Saponara gjen një gol kryevepër, që çon rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Milani nuk ka kohë të reagojë sepse serbi Vlahovic tregon pse po ndiqet nga klubet më të njohur në Europë duke shënuar golin e tretë në minutën 60. Ndeshja duket e përfunduar dhe pikërisht në momentin më të vështirë Ibrahimovic e hap tërësisht. Fillimisht përfiton nga një gabim i Bonaventuras dhe gjuan një predhë që tund rrjetën. Fiorentina duket e shokuar, dhe suedezi përfiton duke shënuar 5 minuta më vonë, pas një asist të Theo Hernandez.

Ndeshje duket tashmë e hapur, me Milanin që pritet të sulmojë kokulur për barazim, por në fakt Milani nuk ka më forca, dhe sërish Vlahovic përfiton nga gafë e Theo Hernandez për një gol fotokopje me të parin e Ibrës.

Ndeshja mbyllet këtu, edhe pse ka ende kohë në sekondat e fundit shtesë për autogolin e Venutit, pas një traverse të Ibrës, protagonist në pjesën e dytë.

Milani mbetet ne kuotën e 32 pikëve, si Napoli që ka një ndeshje më pak, ndërkohë që në kuotën e 21 pikëve, Fiorentina kap Juventusin dhe Lazion.