Një çift të rinjsh janë të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari.
Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës. Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.
Ai tregon se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyejë xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.
“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi ka qenë në flakë, askush nuk ka mundur të dilte jashtë autobusit. Ka pasur ndalesë 100 km para se me mbërrit në kufi të Bullgarisë, kemi bërë një pushim janë ndërruar shoferët. Unë kam qenë 4 ditë me pushime me të fejuarën, jam nga Presheva. Nga viktimat më i vogli ka qenë nga 2 vjeç. Përveç meje janë hedhur edhe të tjerë nga dritarja.
Koha ka qenë me shi. Aty kur i ka rënë bordurës i është çarë goma dhe ka marrë flakë përnjëherë. Shkaku ka qenë se shoferin e zuri gjumi. Për gjysmë ore muzika është ndalur dhe fëmijët nuk bënin më zhurmë. Unë munda të dilja nga dritarja me të fejuarën. Njëri pas meje e provoi ta thyente me këmbë dritaren, por nuk u thye, unë mora çekiçin dhe e theva. E fejuara ka thyer këmbën, por pa rrezik”, tha ai