Magdalena Andersson është votuar sot nga deputetët për të marrë postin e kryeministres së Suedisë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë grua në këtë shtet.
Pas disa ditësh me negociata me Partinë e Majtë, liderja e Social Demokratëve e siguroi mbështetjen e nevojshme.
Të martën u arrit një marrëveshje midis Social Demokratëve dhe Partisë së Majtë, ku kjo e fundit kërkonte rritje të pensioneve në mënyrë që znj. Andersson të siguronte mbështetjen e tyre.
Magdalena Andersson, aktualisht ministre e Financave është caktuar që të zëvendësojë Stefan Löfven si kryeministre, mirëpo deri të martën nuk kishte mundur të siguronte mbështetjen e deputetëve.
Javën e kaluar, znj. Andersoon kërkoi më shumë kohë për të siguruar suportin e Partisë Së Majtë dhe pas bisedimeve të shumta arritën të zgjidhin ngërçin e krijuar. Asaj i ishte dhënë fillimisht afat deri të hënën për të siguruar postin e kryeministres.
Sipas Kushtetutës suedeze, kryeministrat kanë të drejtë të qeverisin për sa kohë që shumica parlamentare, një minimum prej 175 deputetësh, nuk është kundër tyre.