Barbados, ish-koloni britanike, do të këpusë javën e ardhshme edhe lidhjen e fundit me Britaninë për herë të parë pas 400 vitesh nga dita kur anija e parë angleze mbërriti në ishullin e Karaibeve. Në vend, festimet kanë nisur.
Dita e fundit e nëntorit shënon largimin e mbretëreshës Elizabetë nga detyra e kreut të shtetit dhe emërimin e presidentes Sandra Mason.
Ky ndryshim përfaqëson prerjen e lidhjes ombelikale me Britaninë, megjithëse në thelb mbetet një hap simbolik, pasi Barbados është vend i pavarur që nga viti 1996.
Tranzicioni shënon një hap tjetër drejt shkëputjes së plotë të Karaibeve nga Britania. Aktualisht, në ishujt Karaibe janë nëntë nga 16 zonat që janë pjesë e Commonwealth, vende sovrane që njohin Mbretëreshën Elizabetë si kreun e shtetit të tyre (mes tyre edhe Kanadaja dhe Australia).
“Ka ardhur koha për të lënë plotësisht pas të kaluarën tonë koloniale”, tha Mason Mason vitin e kaluar, kur u njoftua tranzicioni.
Shkëputja nga Commonwealthi nuk do të ndikojë në ekonominë e vendit me 287 mijë banorë, i cili burimin kryesor të të ardhurave ka turizmin.
Vendi i fundit që u shkëput nga Commonwealth ishte Mauritius në vitin 1992. Ndërkohë, Xhamajka, Bahamas, St.Vincent dhe Gradines mbeten ende pjesë e tij, pavarësisht se e kanë shprehur dëshirën për t’u shkëputur.
Të njëjtë lëvizje planifikohet të bëjnë edhe Ishujt Virxhin, përmes një referendumi, sipas londinezes Telegraph.