Të gjithë ndjekësit e telenovelës brenda PD-së sonte do të kenë mundësinë për herë të parë të ndjekin brenda të njëjtës ditë edhe versionin e Bashës edhe atë të Berishës për atë që po ndodh në shtëpinë e demokratëve. Të dy përfaqësuesit e dy grupimeve do të flasin sonte në intervista, njëri për VOA dhe tjetri për Top Channel.
Nga ana e tij Berisha po bën lajm me faktin se kjo është hera e parë që pas shpalljes non grata nga SHBA ai do të flasë për radion publike të këtij vendi, Zëri i Amerikës. Sipas promos së intervistës me gazetarin Armand Mero që do të transmetohen në ora 18 00, Berisha ka deklaruar se nuk ka ndërmend të krijojë parti të re por të rithemelojë PD-në në kuvendin e 11 dhjetorit.
Nga ana e tij Lulzim Basha do të jetë në Open sonte në 21.00
Për të plotësuar përplasjen mediatike, edhe kryeministri Edi Rama do të flasë sonte në 20. 45 tek “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit.