Interi ka fituar me rezultatin 0-2 transfertën delikate përballë Venezia-s në ndeshjen e radhës së Serie A.
Zikaltërit po tregojnë një formë shumë të mirë prej disa javësh dhe këtë e treguan dhe mbrëmjen e së shtunës, duke iu afruar kreut të renditjes.
Goli i parë për Interin u shënua nga Calhanoglu në minutë e 34 të takimit, ndërsa i dyti u realizuar në sekondat e fundit nga Lautaro nga pika e 11 metërshit.
Tashmë me këtë 3 pikësh, Interi renditet në vendin e tretë me vetëm 1 pikë larg Milanit dhe Napolit që ende nuk i kanë luajtur ndeshjet e tyre.