Aktualitet Shqiptari më i kërkuar në Greqi, bën goditjen e radhës (Video)

Shqiptari më i kërkuar në Greqi, bën goditjen e radhës (Video)

Shqiptari Eno Mata, i kërkuar nga policia për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos është një nga autorët e vjedhjes së kryer në Athinë, të enjten në mëngjes.

32-vjeçari, një nga 2 personat e akuzuar për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos në tetor të  2017, së bashku me një person tjetër kanë grabitur një argjendari në Ambelokipi të Athinës.

Në kamerën e sigurisë duket qartë shqiptari pa maskë dhe një person tjetër i maskuar.

Pas vrasjes së Mihalis Zafiropulos, që Eno Mata kreu bashkë me Ibrahim Brahimaj (vrasësin e Arbër Bako në burgun e Koridhalosë), 32-vjeçari shqiptar ka kryer 3 vjedhje, 2 në dyqane me bizhuteri në Athinë dhe një bankë në Mesini.

Në qershor të vitit 2018, Mata la një letër për policinë me pseudonimin “Maradona Fluturues” ku shfajësohej për çështjen Zafiropulos, duke thënë se janë viktima konspiracioni dhe se është hajdut, jo vrasës.