Ishulli Barbados do të bëhet të martën republika më e re e botës, duke i dhënë fund lidhjeve mbretërore me Britaninë e Madhe dhe duke hequr mbretëreshën Elizabeth si kryetare shteti.
Festimet në ish-koloninë britanike që fitoi pavarësinë në vitin 1966 kanë nisur.
Guvernatorja e përgjithshme e vendit, Sandra Mason do të betohet si presidentja e parë e ishullit-shtet, që së fundmi po kalon nën ndikimin e Kinës, që ka premtuar investime në infrastrukturë.
Ceremonia e betimit të ish-juristes 73-vjeçare do të mbahet të hënën mbrëma. I pranishëm në festime do të jetë Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik dhe kreu i ardhshëm i Commonwealth.
Barbados është dhe vendlindja e këngëtares së mirënjohur Rihana.