Cristiano Ronaldo ka komentuar largimin e Michael Carrick nga pozicioni i trajnerit të përkohshëm te Manchester United.
Carrick e ka pasur edhe shok ekipi tek United, teksa CR7 shprehet i bindur që anglezi do të bëhet një trajner i suksesshëm.
Në të njëjtën kohë, sulmuesi i “Djajve të Kuq” uron edhe trajnerin e ri Ralf Rangncik në stolin e skuadrës angleze.
“Carrick ka qenë një futbollist klasi dhe ka të gjithë shanset për t’u bërë një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për atë djalosh.
Unë ndihem krenar që kam luajtur në një skuadër me të dhe që e kam pasur trajner në pankinën tonë.
Por, tani është momenti t’i themi mirë se erdhe Rangnick. Le të rinisemi edhe njëherë”, deklaroi ylli portugez i Manchester United