Extra 25 dollarë për një natë në shtëpinë e filmit “I vetëm në...

25 dollarë për një natë në shtëpinë e filmit “I vetëm në shtëpi”

Të jesh i vetëm në shtëpi për festa është fantastike. Për fansat e filmit të viteve ’90, të jesh në shtëpinë e Kevin, është edhe më mirë. AirBNB ta ofron këtë mundësi, për të qëndruar për një natë në shtëpinë më të famshme në botë, atë të Kevin McCallister.

Shtëpia e bërë e famshme në mbarë botën falë filmit klasik të Krishtlindjeve “I vetëm në shtëpi” hap dyert për fansat e saj, për një natë, këtë sezon festash.

Gjithçka në shtëpinë e famshme të Çikagos ka mbetur e njëjtë, njësoj si 30 vite më parë. Nga 12 dhjetori, përmes AirBNB, çdokush mund të prenotojë të kalojë një natë atë, për çmimin qesharak të vetëm 25 dollarëve. Vetëm pak më shumë nga sa shpenzoi Kevin në dyqan për furnizime.

Ato ishin ditë fantastike. Shumë kanë tentuar këtë vit të prenotojnë në kohë shtëpinë por shumë pak kanë mundësi të shijojnë një natë aty, në shtëpinë e familjes McCallister.

Një pjatë me makarona me djathë…Dhe një biskotë të shijshme me një merimangë të vërtetë sipër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Airbnb (@airbnb)