Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 222 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan, 8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.
Janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe 2 qytetarë, një 40-vjeçar nga Ballshi dhe një 65-vjeçar nga Librazhdi.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 493 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.