Bota Dita Ndërkombëtare e Korrupsionit, Blinken: SHBA do shpallë ‘non grata’ 11 zyrtarë

Dita Ndërkombëtare e Korrupsionit, Blinken: SHBA do shpallë ‘non grata’ 11 zyrtarë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar sot se SHBA do të vendosë sanksione dhe do të shpallen ‘non grata’ 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Në një postim në mediat sociale, Blinken shkruan sot në ditën ndërkombëtare të korrupsionit se do të vijojnë të luftojnë korrupsionin.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Sekretari i Shtetit.