Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa është futur në selinë blu ku do të organizohet një festë për ditëlindjen e PD ka komentuar dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, i cili ka nisur punimet.
Në një reagim të shkurtër për mediat, Basha tha se kjo është një ditëlindje e fyer nga ata që duan ta përçajnë, por shtoi se PD nga kjo ditëlindje partia do dalë më e fortë dhe më e bashkuar.
“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, tha Basha.