Ndërkohë që demokratët po mbajnë sot Kuvendin Kombëtar për atë që Sali Berisha e ka quajtur “rithemelimin e Partisë Demokratike”, në rrugët e Tiranës po shikohet një lëvizje e madhe e Policisë.
Pavarësisht toneve të forta, gjithçka duket se po shkon e qetë aty ku po mbahet Kuvendi në stadiumin “Air Albania” për momentin, por qindra policë, forca speciale dhe makina të blinduara po qarkullojnë pranë selisë së Partisë Demokratike dhe në oborrin e Kuvendit.
Nxjerrja e forcave speciale në rrugë është urdhëruar nga frika e një tensioni mes dy palëve kundërshtare.