Sport Gola dhe spektakël, por pa fitues! Bayern dhe Real lënë gjithçka të...

Gola dhe spektakël, por pa fitues! Bayern dhe Real lënë gjithçka të hapur për në Madrid

Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në Allianz Arena nuk pati fitues pasi ndeshja u mbyll në barazimin 2-2.

Ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me një gol të Vinicus Junior, me brazilianin që mposhti Neuer me lehtësi.

Në fraksionin e dytë, bavarezët përmbysën brenda katër minutash përkatësisht në të 53-tën dhe 57-tën me anë të Sane dhe Kane që realizoi nga pika e bardhë.

Por, në të njëjtën formë iu përgjigj edhe Vinicius me brazilianin që me 11-metërsh vulosi rezultatin përfundimtar 2-2. Kështu, pas një jave në Santiago Bernabeu gjithçka është e hapur dhe do të luhet deri në fund për një biletë në finalen e një qershorit në Wembley.