Tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 326 raste të reja me virusin.
Viktimat ishin një qytetare nga Tepelena, një qytetar nga Kuçova, dy qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Berati, një qytetar nga Fieri dhe një nga Kruja.
Të infektuarit me COVID kanë dalë nga 2601 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 206 qytetarë të shëruar. Deri më tani, në vendin janë regjistruar 195,629 raste shërimi nga COVID që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht në Shqipëri janë 5640 persona të infektuar me COVID-19. 133 pacientë po marrin trajtim në spital, 13 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika për datën 15 dhjetor 2021
Raste të reja ditore 326
Të shëruar në 24 orë 206
Të shtruar në spitale 133
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2671
Fier 655
Gjirokastër 538
Shkodër 373
Durrës 342
Elbasan 270
Berat 259
Vlorë 199
Lezhë 121
Korçë 106
Kukës 54
Dibër 52