Extra Sonda e NASA-s bën kalimin historik përmes atmosferës së Diellit

Sonda e NASA-s bën kalimin historik përmes atmosferës së Diellit

Agjencia Hapësinore Amerikana (NASA) e ka quajtur moment historik kalimin e një pajisjeje hapësinore në atmosferën e jashtme të Diellit. Sonda diellore Parker “u zhyt”, vetëm për pak në pjesën rrethuese të yllit tonë, të cilën shkencëtarët e quajnë korona.

Kjo pajisje lëviz me shpejtësinë marramendëse prej 500.000km/h dhe bën matje të mjedisit diellor. Ngjarja ka ndodhur në Prill, por analiza e të dhënave e ka konfirmuar tani.

Më 28 Prill, Parker kaloi pikën kritike Alfvén, i cili është kufiri i jashtëm i koronës. Në këtë pikë, lënda diellore që buron nga ylli, shpërndahet në hapësirë.

Parker duhej të duronte nxehtësi ekstreme që arrin deri në disa milionë gradë Celsius, ndryshe nga zona e fotosferës, ku shkon deri në 6000. Ky mision do të ndihmojë në zbulimin e informacioneve të rëndësishme se si funksionon Dielli dhe cila është influenca e tij në sistem.