Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan këtë të martë 5 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, në kuadër të samitit Open Balkan.
Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara:
1- Marrëveshje për qasjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2- Marrëveshje për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor
3- Marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, ushqimit, sigurisë ushqimore dhe fushën fidosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4- Marrëveshje dypalëshe mes Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.
5- Marrëveshje dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.