Sport Statistikat e fazës së parë të Seria A: Vlahoviç sulmuesi më i...

Statistikat e fazës së parë të Seria A: Vlahoviç sulmuesi më i mirë, Inter “mbreti” i asisteve

Një tjetër vit kalendarik i Serie A ka përfunduar, i përbërë nga emocione, surpriza dhe zhgënjime. Me konfirmime të mëdha. Skuadrat e ligës së parë dhe kampionët e tyre ndriçuan sfidat nga janari deri në dhjetor me lojërat dhe golat.

Gjatë vitit, Serie A humbi Lukakun dhe Cristiano Ronaldon, të cilët luftuan për fronin e bomberit deri në maj, por rivalizuan me golashënues elitarë si Immobile, Dzeko dhe Vlahovic. Të gjithë në pozicionet më të rëndësishme të golashënuesve për vitin kalendarik 2021.

Vlahovic ishte dominuesi absolut i Serie A në vitin 2021 për sa i përket realizimit të golave. Në Evropë, vetëm Lewandowski arriti të shënonte më shumë gola se serbi, duke mposhtur sulmuesit e përjetshëm dhe yjet e rinj si Haaland apo Mbappè.

Statistikat

Kanë dalë disa statistika interesante ku pikasen disa ekipe dhe lojtarë për xhiron e parë të turneut. Dusan Vlahoviç është konsideruar sulmuesi më i mirë i Seria A. Sulmuesi serb ka shënuar 16 gola deri më tani por dhe statistikat e goditjeve në zonën e kundërshtarit janë të shumta. Vlahoviç ka goditur në total 98 herë në drejtim të portës, ku 68 goditje kanë qenë në portë ndërsa 30 kanë qenë jashtë.

Inter konsiderohet mbreti i asistimeve me 31 të tilla, ku Barella dhe Calhanoglu kanë nga 7 asistime secili. Gjithashtu ekipi i Simone Inzaghit është në vendin e parë edhe për golat e shënuar me 49 të tilla.

Ekipi i Lazios është në vendin e parë për kilometra të përshkruara në fushën e lojës. Djemtë e Sarrit kanë vrapuar në total 112,823 km.