Extra Beatrix zbulon si u njoh me Neymar dhe Mbappe, shtanget Donaldi (Video)

Beatrix zbulon si u njoh me Neymar dhe Mbappe, shtanget Donaldi (Video)

Beatrix Ramosaj, një nga prej banorëve të shtëpisë së Big Borther, ka folur për njohjen e saj me Neymar.

Në një bisedë të zhvilluar me Donaldin, Dj Dagz dhe Sarah, ajo ka përmendur emrat e dy yjeve të PSG-së, Neymar dhe Mbappe.

“Po, i kam shokë”, ka thënë këngëtarja kur është pyetur nga Dagz.

Një pohim ky që ka shtangur Donaldin, i cili ka kërkuar më shumë informacion.

“Neymar më ka shkruar vite më parë, por kishim edhe shoqëri të përbashkët në Paris”, ka shtuar Beatrix.

E pyetur nga Dagz nëse ishte njohur me Neymar, ajo ka thënë:

“Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu ka njerëz që s’kanë asgjë dhe bëjnë si mendjemëdhenj.

“Kam qenë në një festë me ata. Janë shumë të mirë”.