Një 34-vjeçar nga Sanxhaku i Kurbinit është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Policia njofton se i plagosuri është Vinçesk Piroli 34 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka mbetur i plagosur në Shkodër.
34-vjeçari ishte dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës dhe më pas u transferua drejt Tiranës në Spitalin e Traumës për ndërhyrje më të specializuar. Nga burime policore mësohet se 34-vjeçari u dërgua fillimisht në spital nga një person i paidentifikuar.
Nuk dihen rrethanat e plagosjes së 34-vjeçarit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, kqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vinçens Piroli ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Vinçesk Piroli rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar.
Burime nga policia thonë se Piroli kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi për një vrasje të ndodhur aty në korrik të vitit 2021.
Në 4 korrik 2021, në Ulqin u vra Momçillo Gjurishiq. Për këtë ngjarje, policia malazeze shpalli në kërkim ndërkombëtar Vinçesk Pirolin dhe Dorjan Lalën, si persona të dyshuar.