Aktualitet 23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se plagosja me armë zjarri ka ndodhur në rrethana të paqarta.

E reja me iniciale E.K. është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e 32-vjeçarit F.D., i cili dyshohet se është autori.

Po ashtu bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale si ato që të dërgojnë në Tiranë, por dhe ato për në jug të vendit.

Ndërkohë në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.