Pas protestës së lajmëruar nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së në ambientet e selisë blu, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se është hera e parë që një politikan i lartë në Shqipëri shpallet “non grata” nga SHBA dhe gjithashtu thërret një protestë kundër partisë së tij, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Lulzim Basha.
Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha kanë lajmëruar protestë më 8 Janar në selinë e PD nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra.