SHBA ka regjistruar një numër rekord infektimesh me COVID-19, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,080,211 raste.
Ky është numri më i lartë i rasteve në një ditë të vetme në të gjithë botën sipas Universitetit “Johns Hopkins”.
Zyrtarët paralajmërojnë një valë të re të përhapjes për shkak të variantit Omicron pasi shumica janë të prekur nga ky mutacion.
Këshilltari i pandemisë në SHBA, Anthoni Fauci thotë se vendi po përjeton një rritje vertikale të rasteve, por shton se piku do të vijë pas disa javëve.
Nga ana tjetër numri i vdekjeve dhe shtrimet në spitale në SHBA kanë qenë në numrin më të ulët të javëve të fundit.
Rekordi i kaluar i SHBA ishte 590 mijë raste të raportuara katër ditë më parë.
Numri më i lartë jashtë SHBA është regjistruar në Indi në maj 2021 nga varianti Delta, ku pati 414 188 raste.
Studimet tregojnë se Omicron përhapet më shpejt dhe është më dominant se sa Delta dhe ekspertët i druhen faktit se kjo gjë mund të sjellë mbipopullim të spitaleve.