Extra “‘Top Channel’ të përdori si top llastiku”, Olti Curri i kthehet keq...

“‘Top Channel’ të përdori si top llastiku”, Olti Curri i kthehet keq Meridianit

Blogeri Olti Curri edhe pse kohët e fundit nuk e kemi parë në televizion apo emisione të ndryshme ku i cili ka marrë pjesë, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë bën replika ndaj gjërave që nuk i pëlqejnë e anasjelltas.

Mesa duket ajo çka nuk i ka pëlqyer nga mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” ka qenë  improvizimi i emisionit Fiks Fare, ndaj të cilit Olti  ka bërë një postim ku shkruan:

“Tani u ngrit niveli i humorit në standart TV Tirana 2000”.

Por duket qartë se këtë gjë Meridiani nuk e ka pritur aspak mirë, pas daljes së tij ai ka ripostuar postimim duke shkruajtur:

”Të paktën ne jemi në TCH, nuk kemi kapur krevatin e shtëpisë!”

Edhe Olti nga ana tjetër nuk ja ka përtuar aspak:

”Vazhdon të punojë pa pagesë e merret me kalorsin pse i varen këmbët. Ti nuk je në Top, por Topi të përdori si top llastiku e talli topet me ty. Tani ulu me Sheilen dhe Palomën e bëni shtiza.”

Meridiani doli ditën e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP” nga nominimi përballë Ilirit dhe Donaldit. Ai menjëherë pas daljes pati edhe një debat me opinionisten Balina Bodinaku ku kjo e fundit e quajti disa herë gënjeshtar.