Sport Juve, një përmbysje e çmendur dhe spektakolare ndaj Romës

Juve, një përmbysje e çmendur dhe spektakolare ndaj Romës

Shtatë gola, një penallti e pritur nga ish-i Szczesny, dalja me të kuq e De Ligt: janë të gjitha detajet në këtë fitore 4-3 të Juves kundër Romës në Olimpiko.

Bardhezinjtë në këtë mënyrë qëndrojnë pranë zonës së Champions në renditje, pranë Atalantës (që ka një ndeshje me pak).

Dy nga tre golat e të zotëve të shtëpisë erdhën nga goditjet nga vendi, i pari me Veretout nga këndi dhe me Abraham që shënoi me kokë, i treti, një goditje perfekte dënimi Pellegrinit. Në mes një barazimi i firmosur nga një perlë e Dybala, më pas dyfishoi Mkhitaryan nga një asist i Pellegrinit.

Më pas Locatelli i jep jetë përmbysjes së kurorëzuar nga Kulusevski dhe De Sciglio. Në fund të ndeshjes Szczesny pret një penallti të ekzekutuar nga Pellegrini, ndërsa De Ligt u ndëshkua me të kuqe.