Kulturë “Golden Globes” pa yje e tapet të kuq, triumfojnë The Power of...

“Golden Globes” pa yje e tapet të kuq, triumfojnë The Power of the Dog dhe Succession

Will Smith ne 'King Richard'

Në një mbrëmje pa yje dhe tapet të kuq, Hollywood Press Association, shpalli fituesit e çmimeve “Golden Globes” për vitin 2022 në rrjetet sociale. Ata që dominuan ishin “The Power of the Dog” i regjisores Jane Campion dhe “West Side Story” i Steven Spielberg, që rrëmbyen nga 3 çmime.

“West Side Story”, një ripërshtatje e klasikut të vitit 1961 nga Steven Spielberg triumfoi në kategorinë e filmave më të mirë komedi e muzikal. Protagonistja e tij, Rachel Zegler, u vlerësua si aktorja më e mirë në rol kryesor, ndërsa Ariana DeBose mori çmimin e aktores me të mirë joprotagoniste.

“The Power of the Dog” dominoi në kategorinë e filmit dramatik, me Jane Campion që u vlerësua si regjisorja më e mirë dhe Kodi Smit-McPhee që mori globin e artë për aktrimin në rol dytësor.

Benedict Cumberbatch ne ‘The Power of the Dog’

Protagonisti i filmit, Benedict Cumberbatch ishte nominuar për çmim në kategorinë kryesore, por humbi ndaj Wills Smith që u vlerësua për performancën në King Richard. Aktorja më e mirë në një film dramatik u shpall Nicole Kidman, për portretizimin e legjendës së televizionit Lucille Ball.

Sakaq, “Succession” ishte fituesi i madh në kategorinë e serialeve televizive, duke marrë në shtëpi 3 çmime, përfshirë atë për dramën më të mirë.

Natyra e heshtur e eventit, që tradicionalisht mbledh ajkën e Hollywood në tapetin e kuq, i detyrohet akuzave për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në organizmin që shpërndan çmimet, Hollywood Press Associacion.

Organizatorët nuk arritën të bindnin asnjë figurë të rëndësishme të Hollivudit që të merrte pjesë në edicionin e këtij viti pas hetimit që vuri në dukje se organi i votimit me 87 persona nuk kishte asnjë anëtar me ngjyrë dhe lejonte praktika të dyshimta etike. Golden Globes nuk mundi të gjejë një partner televiziv për të transmetuar ceremoninë, asnjë personazh të famshëm që ta prezantonte ose të jepte çmimet pas skandalit të diversitetit dhe etikës.

Rrjetet më të mëdha televizive, refuzuan të shfaqnin eventin që i paraprin çmimeve Oscar.

KATEGORIA: TELEVIZION

Aktori më i mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi

Anthony Anderson, “Black-ish”

Nicholas Hoult, “The Great”

Steve Martin, “Only Murders in the Building”

Martin Short, “Only Murders in the Building”

Jason Sudeikis, “Ted Lasso” *FITUES

Aktorja më e mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi

Hannah Einbender, “Hacks”

Elle Fanning, “The Great”

Issa Rae, “Insecure”

Tracee Ellis Ross, “black-ish”

Jean Smart, “Hacks” *FITUESE

Aktori më i mirë në një serial televiziv – dramë

Brian Cox, “Succession”

Lee Jung-jae, “Squid Game”

Billy Porter, “Pose”

Jeremy Strong, “Succession” *FITUES

Omar Sy, “Lupin”

Aktorja më e mirë në një serial televiziv – dramë

Uzo Aduba, “In Treatment”

Jennifer Aniston, “The Morning Show”

Christine Baranski, “The Good Fight”

Elisabeth Moss, “The Handmaid’s Tale”

Mj Rodriguez, “Pose” *FITUESE

Aktori më i mirë në një miniserial ose film televiziv

Paul Bettany, “WandaVision”

Oscar Isaac, “Scenes From a Marriage”

Michael Keaton, “Dopesick” *FITUES

Ewan McGregor, “Halston”

Tahar Rahim, “The Serpent”

Aktorja më e mirë në një miniserial ose film televiziv

Jessica Chastain, “Scenes From a Marriage”

Cynthia Erivo, “Genius: Aretha”

Elizabeth Olsen, “WandaVision”

Margaret Qualley, “Maid”

Kate Winslet, “Mare of Easttown” *FITUESE

Seriali më i mirë – dramë

“Lupin”

“The Morning Show”

“Pose”

“Squid Game”

“Succession” *FITUES

Miniseriali ose filmi më i mirë televiziv

“Dopesick”

“Impeachment: American Crime Story”

“Maid”

“Mare of Easttown”

“The Underground Railroad” *FITUES

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist në një serial, miniserial ose film televiziv

Jennifer Coolidge, “White Lotus”

Kaitlyn Dever, “Dopesick”

Andie MacDowell, “Maid”

Sarah Snook, “Succession” *FITUESE

Hannah Waddingham, “Ted Lasso”

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një serial, miniserial ose film televiziv

Billy Crudup, “The Morning Show”

Kieran Culkin, “Succession”

Mark Duplass, “The Morning Show”

Brett Goldstein, “Ted Lasso”

Oh Yeong-su, “Squid Game” *FITUES

Seriali më i mirë – muzikal ose komedi

“The Great”

“Hacks” *FITUES

“Only Murders in the Building”

“Reservation Dogs”

“Ted Lasso”

KATEGORIA: FILM

Filmi më i mirë – muzikal ose komedi

“Cyrano”

“Don’t Look Up”

“Licorice Pizza”

“Tick, Tick … Boom!”

“West Side Story” *FITUES

Filmi më i mirë – dramë

“Belfast,”

“CODA”

“Dune”

“King Richard”

“The Power of the Dog” *FITUES

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj

“Compartment No. 6”

“Drive My Car” *FITUES

“The Hand of God”

“A Hero”

“Parallel Mothers”

Skenari më i mirë – film

Paul Thomas Anderson, “Licorice Pizza”

Kenneth Branagh, “Belfast” *FITUES

Jane Campion, “The Power of the Dog”

Adam McKay, “Don’t Look Up”

Aaron Sorkin , “Being the Ricardos”

Kënga më e mirë – film

“Be Alive”, “King Richard” – Beyoncé Knowles-Carter, Dixson

“Dos Orugitas”, “Encanto” – Lin-Manuel Miranda

“Down to Joy”, “Belfast” – Van Morrison

“Here I Am (Singing My Way Home)”, “Respect” – Jamie Alexander Hartman, Jennifer Hudson, Carole King

“”No Time to Die” – Billie Eilish, Finneas O’Connell *FITUES

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një film

Ben Affleck, “The Tender Bar”

Jamie Dornan, “Belfast”

Ciarán Hinds, “Belfast”

Troy Kotsur, “CODA”

Kodi Smit-McPhee, “The Power of the Dog” *FITUES

Aktorja më e mirë në një rol joprotagonist – film

Caitríona Balfe, “Belfast”

Ariana DeBose, “West Side Story” *FITUESE

Kirsten Dunst, “The Power of the Dog”

Aunjanue Ellis, “King Richard”

Ruth Negga, “Passing

Aktori më i mirë në një serial televiziv – muzikal ose komedi

Leonardo DiCaprio, “Don’t Look Up”

Peter Dinklage, “Cyrano”

Andrew Garfield, “Tick, Tick … Boom!” *FITUES

Cooper Hoffman, “Licorice Pizza”

Anthony Ramos, “In the Heights”

Filmi më i mirë i animuar

“Encanto” *FITUES

“Flee”

“Luca”

“My Sunny Maad”

“Raya and the Last Dragon”

Aktori më i mirë në një film – dramë

Mahershala Ali, “Swan Song”

Javier Bardem, “Being the Ricardos”

Benedict Cumberbatch, “The Power of the Dog”

Will Smith, “King Richard” *FITUES

Denzel Washington, “The Tragedy of Macbeth”

Aktorja më e mirë në një film – dramë

Jessica Chastain, “The Eyes of Tammy Faye”

Olivia Colman, “The Lost Daughter”

Nicole Kidman, “Being the Ricardos” *FITUESE

Lady Gaga, “House of Gucci”

Kristen Stewart, “Spencer”

Aktorja më e mirë në një film – muzikal ose komedi

Marion Cotillard, “Annette”

Alana Haim, “Licorice Pizza”

Jennifer Lawrence, “Don’t Look Up”

Emma Stone, “Cruella”

Rachel Zegler, “West Side Story” *FITUESE

Regjisori/ja më i/e mirë – film

Kenneth Branagh, “Belfast”

Jane Campion, “The Power of the Dog” *FITUESE

Maggie Gyllenhaal, “The Lost Daughter”

Steven Spielberg, “West Side Story”

Denis Villeneuve, “Dune”

Kompozimi më i mirë

“The French Dispatch”

“Encanto”

“The Power of the Dog”

“Parallel Mothers”

“Dune” *FITUES