Një lajm i bujshëm në lidhje me merkaton vjen nga “Gazzetta dello Sport”. Interi po përgatit sulmin për të marrë Paulo Dybala-n, i cili duket se nuk po ndjen më besimin e Juventusit dhe nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.
Beppe Marotta e vlerëson shumë argjentinasin dhe ka gati ofertën për ta bindur atë të vishet zikaltër. Largimi i Vidalit dhe Vesinos do të krijonte burimet e nevojshme për të plotësuar kërkesat ekonomike të Dibalës.
Pasi mori në verë Calhanoglu nga Milani me parametra zero, adiministratori i Interit po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj ish-klubit të tij. Marota është mjaft i informuar për situatën e Dybalës dhe tetorin që shkoi, kur rinovimi mes klubit bardhezi dhe “Joya” dukej i sigurt, ai tha: “Edhe sot nuk ka firmosur me Juventusin…”.
Nuk është thjesht një shqetësim ky i Interit në tratativat për rinovimin mes Juventusit dhe sulmuesit, por një ide konkrete e linudr kohë më parë. Një ide që mund të bëhet projekt në shkurt, sepse deri në fund të merkatos dimërore Dibala do t’i japë përparësi Juventusit.
Nga ana e tij, sulmuesi është dukur i pakënaqur nga deklaratat e fundit të administratorit Arrivabene dhe nuk di si ta shpjegojë tërheqjen e drejtuesve të Juventusit, të cilët duan të diskutojnë edhe një herë termat e një akordi, që faktikisht ishte arritur. Paulo Dybala po sheh edhe për mundësi të tjera, situatën e tij po e ndjekin edhe Barcelona dhe Tottenham i Antonio Conte, që e njeh shumë mirë.