Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe keqtrajtuar një vajzë të mitur. Vajza shqiptare ka deklaruar në polici se makthi për të ka nisur që në moshën 13 vjeçe dhe ka zgjatur për katër vjet, derisa ka gjetur forcë të tregojë te prindërit dhe më pas tek autoritetet helene.
Autori i ngjarjes së rëndë është prift dhe shërbente në një kishë në Kato Patisia në Athinë, zonë ku jeton edhe familja me origjinë shqiptare.
Ai vetë është prind i tre fëmijëve.
Prifti ka mohuar akuzat, por autoritetet greke kanë deklaruar se është vërtetuar se 37-vjeçari është përdhunuesi i minorenes.
Në kompjuterin e priftit janë gjetur edhe materiale pornografike. Gjykata vendosi ta lërë priftin në burg, ndërsa po të premten është bërë edhe një denoncim tjetër kundër tij për abuzim.
Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.