Bota Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën ekstremiste: Shqiptarët nuk...

Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën ekstremiste: Shqiptarët nuk do të na komandojnë (VIDEO)

Zv.kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përplasur me një turmë protestuesish ekstremistë të mbledhur kundër tij pas kërkesës që ai ka bërë për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiç.

Abazoviç doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”– tha njëri prej tyre.

“Vijesti” shkruan se qytetarët e mbledhur me rastin e formimit të mundshëm të qeverisë minorance u shpërndanë në mënyrë paqësore pasi kanë marshuar para godinës së Qeverisë duke brohoritur “Dil fëmijë” dhe “I mori lekët Dritani”.

Abazoviç mbështeti një mocion mosbesimi që pritet të shqyrtohet në Kuvend ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo bëri që kryeministri Krivokapiç ta shkarkojë nga detyra. Është ene e paqartë se cila është mënyra si do zgjidhet kriza në qeverinë malazeze.