Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana me kërkesë të SPAK. Autoritetet kanë kryer një sërë kërkimesh në vendin tonë, të cilat nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre.
Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë pronarët e kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit. Për ta gjykata ka dhënë masë e arrestit me burg.
Për aferën e inceneratorëve, në pranga ra ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Inceneratorët ishin projekte të ndërtuara me fondet e shtetit shqiptar, ndaj ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa fiktive të përvetësuara nëpërmjet kësaj skeme. Rrjedhimisht, sipas SPAK, buxhetit të shtetit i është shkaktuar rreth 3.7 milionë euro dëm. Prokuroria thotë se Lefter Koka ka marrë para në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive.
Nga hetimet e kryera SPAK konfirmon se u provua se është shkelur ligji gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, me negocim dhe pa shpallje paraprake të njoftimit.
Organi i akuzës thotë se leja koncesionare dyshohet se është marrë nëpërmjet ryshfetit ndërsa kompania me pronare Stela Gugalljan, i lëshonte fatura fiktive për punë të pakryera kompanisë së Klodian Zotos.