Në 24 orët e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3030 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 522 qytetarë.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë në Tiranë, 290 qytetarë të infektuar.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19.
Viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.