Bota Rrëzohet qeveria e Malit të Zi, Abazoviç pritet të bëhet kryeministër

Rrëzohet qeveria e Malit të Zi, Abazoviç pritet të bëhet kryeministër

Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit dhe është rrëzuar.

43 deputetë votuan pro rrëzimit të qeverisë ndërsa 11, kundër.

Siç shkruajnë mediat, tashmë kryeministër i ri pritet të jetë politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç. Ai ka propozuar formimin e një qeverie të pakicave.

Parlamenti i Malit të Zi hodhi poshtë më herët kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që në seancën e sotme të diskutohej shkurtimi i mandatit të deputetëve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Abazoviç dhe Krivokapiç qeverisën së bashku rreth një vit e 2 muaj.