Politika Meta tregon dobësinë për Berishën: Erdhi nga fshatrat më të largëta dhe...

Meta tregon dobësinë për Berishën: Erdhi nga fshatrat më të largëta dhe arriti majat

Presidenti Ilir Meta shprehu edhe njëherë dobësinë e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta deklaroi se vlerëson arritjet e Berishës që erdhi nga fshatrat më të largëta të veriut dhe me punë arriti majat e mjekësisë, shkencës dhe politikës.

“Është kënaqësi të jap disa vlerësime për Berishën, e kam bërë dhe më përpara. Këto vlerësime që kam një dobësi për Berishën ia kam thënë dhe Ramës kur isha në koalicion. Raportet njerëzore, atë të vlerësimet që Berisha ka arritur në jetën e tij, mos harrojmë një njeri që erdhi nga fshatrat më të largëta të veriut dhe me punë arriti në majat e shkencës, mjekësisë dhe në proceset demokratike të vendit. Raporti im është me vendin me interesin kombëtar, Kushtetutën. Marrëveshjet që jemi detyruar të bëjmë, nuk varen thjesht nga dëshira, por dhe realiteti politik”, tha Meta në një intervistë për A2 CNN.